Galtier: Nuk ka përçarje mes Mbappe dhe Neymar

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, ka mohuar zërat se ka përçarje mes Mbappes dhe Neymarit.
U raportua se Neymar ishte i nervozur me Mbappen pas ndeshjes në Ligën e kampionëve ndaj Juventusit, pasi në një moment francezi nuk asistoi për të duke dëshiruar që të kompletoj hat-trick kundër ‘Zonjës së Vjetër’, transmeton IndeksOnline.
Galtier në konferencë për media para ndeshjes ndaj bgrest në Ligue 1, tha që nuk ka vërejtur se ka pasur ndonjë reagim negativ mes futbollistëve nga momenti kur u shënua goli i dytë nga PSG.
“Marrëdhënia mes ‘Ney’ dhe Kylian është shumë e mirë dhe nuk po jua jap rrahjen. Ata janë bashkë në stërvitjet, janë shpesh bashkë në ngrohje. Po, ishte ajo situatë e ndeshjes. Dhe E kam diskutuar dje me Kylian, i cili mendoj, mendoj se e ka diskutuar me ‘Ney’”.
“Ka dy sekonda kur duhet të marrësh një vendim, dhe Kylian është i përqendruar në goditjen e topit. Jam i bindur se Kylian do të bëjë pasime më vendimtare për ‘Ney’, pasi ‘Ney’ është në gjendje të bëjë pasime vendimtare për Kylian. Por nuk kam ndjerë asgjë negative që nga ndeshja në lidhje me këtë shans”, ka thënë galtier./IndeksOnline/