75 Mall Live Search
12:50 / E Diele, 11 Shtator 2022 / Gj. Sh

Leao pas ndeshjes ndaj Sampdorias: Fituam kundër të gjithëve

Milani të shtunen mbrëma ka arritur fitore të mundimshme në udhëtim ndaj Sampdorias, ndeshje e vlefshme për xhiron e gjashtë të Serie A.

Kuqezinjët fituan me rezultat 2-1, me shumë momente të diskutueshme nga referimi, shkruan IndeksOnline.

Rafael Leao, në këtë takim u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa pas ndeshjes ka reaguar ndaj vendimeve të gjyqtarëve.

Ai ka thënë se Milani fitoi në këtë ndeshje Kunder gjithckaje dhe kunder te gjitheve.

“Kunder gjithckaje dhe kunder te gjitheve. Deri tani shpirti i skuadres ka qene forca jone me e madhe dhe njehere tjeter treguam dhe njehere se nga cfare perbehet ky grup. Edhe pse une u perjashtova nuk u dorezuam dhe e kerkuam fitoren. Forca Milan! 🔴⚫”, ka shkruar Leao në rrjetet sociale./IndeksOnline/