75 Mall Live Search
20:16 / E Hënë, 12 Shtator 2022 / L K

Dita 19 e grevës/ Kush është fajtor? Sindikata apo Qeveria, flasin qytetarët

Qeveria dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit ende nuk po mundën të gjejnë zgjedhje për një dialogë të mirëfilltë. Këta të fundit ditë më parë kanë paralajmëruar se greva do të vazhdojë edhe këtë javë.

Qytetarët janë shprehur të mllefosur ndaj institucioneve përgjegjëse, ata kanë kërkuar që të dy palët të gjejnë kompromis në mënyrë që nxënësit të kthehen në shkollë, transmeton IndeksOnine.

Në një intervistë për IndeksOnline, qytetari, Fahri Makolli, ka thënë se faji më të madh e ka Qeveria. Sipas tij Qeveria dhe SBASHK-u duhet të takohen dhe të gjejnë një rrugëdalje.

“Dy palët janë koqitur aq shumë, çdo kund në botë kur paraqesin kërkesa sindikata, shtetet perëndimore ajo është gjithqysh e obliguar të takohet dhe të gjejnë një rrugë. Sipas mendimit tim Qeveria është shumë e gabuar. Nuk është kjo kërkesë e sot një muaj, por qe disa vite. Qeveria jetë gjithë më fajtore, sepse zoti i shtëpisë me njerëz të vetë duhet të komunikojë. Unë kom menduar se shtunën e dielën, do të gjejnë një kompromise sipas fjalëve të kryetarit të sindikatës, Rrahman Jasharaj, ai tha ndoshta shtunën e dielën, kjo është e çuditshme”, deklaroi ai për IndeksOnline.

Një tjetër qytetarë, Ejup Krasniqi, ka thënë se në kohën e Millosheviqit ka vazhduar shkolla edhe pse nuk janë paguar, ndërsa tash sipas Krasniqit e tëra është tepruar. Ai u shpreh se viteve të para i kanë humbur shpresat, pasi kanë pritur më padurim të fillojnë mësimi.  

“Greva duhet të përfundojë, pasi që edhe nxënësit edhe arsimtarët duhet të fillojnë mësimin. Në kohët më të vështira, kur ka qenë Millosheviqi ka vazhduar shkolla, kanë paguar, nuk kanë marrë të holla, mirëpo nuk ka qenë problem. Kjo është tepruar, zëvendësim nuk ka, edhe në fund të fundit ata kanë marrë diçka. Duhet të mendojnë qaj kryetari i sindikatës, edhe për pensionistë edhe për ndihma sociale. Ai e ka bëre një ndarje me aq sa ka pasur mundësi. Unë jam i mendimit, së gjithë ata që ja dojnë të mirën mësimit, ja dojnë të mirën nxënëseve dhe Kosovës, duhet të fillojë mësimi. Pa marrë parasysh, duhet të fillojë janë në pyetje nxënësit. Viti i parë ka pritur me padurim të fillojë mësimi, ja ka humbur shpresat. Më leshu pe, qeveria është qeveri, nuk është mirë që në këto momente kur Kosova është në krizë, të bëjnë presion sindikatat”, ka thënë Krasniqi për IndeksOnline.

Ndërsa qytetari, Pashk Desku, fajësojë Kryeministrin Kurti për mos fillimin e mësimit, ai tha se kapërclleki i tij nuk po e lënë mësimit të zhvillohet. Desku tha se zoti i shtëpisë e ka fajin gjithmonë kur dikush bën problem, duke lërë të nënkuptojë që problemi qëndron tek Kryeministri Kurti.

“Këto dy parët po ngatërrohen, fëmijët po pësojnë kjo është kryesorja, mësimi nuk po mbahet me rregull dhe për këtë fajin më të madh e ka Qeveria dhe kapërclleki i Kryeministrit sepse Ministrja e Arsimit e shkreta po punon dhe po mundohet, edhe grevistët kanë marrë vendim që mos më dal por nuk I kushton asgjë Kryeministrit që të dalë të humbi gjysmë orë me grevistët, të merren vesh një farë mënyrë, të dërgojnë nderin dhe respektin që i pari i shtetit po i përkrahë. Grevistët e kanë kërkesën 100 euro në muaj, ai mundet pasi veç 50 i ka dhënë të bisedojnë edhe për këtë 50-tën tjetër, nuk do të ishte edhe aq problem. Femja po pësojnë për kapëcllëki të kësaj qeverie dhe fajin kryesor e ka Kryeministri. Në qoftë se dikush bën problem në shtëpi, i zoti i shtëpisë e ka fajin. Sipas mendimit tim barrën kryesore e ka kryeministri, dhe jo pjesa arsimore”, është shprehur një tjetër qytetarë.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës nga data 25 gusht ka nisur grevën në sektorin publik në vend. Ata po kërkojnë hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejt të Ligjit të pagave, plotësim-ndryshimin e ligjit mbi skemat pensionale dhe pagesë 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave./IndeksOnline/