FA heton “përleshjen” mes lojtarëve të Cityt dhe Unitedit, kërkon pamje
Derbi i zjarrtë mes Manchester Unitedit dhe Cityt, i cili përfundoi me triumfin 1-2 të “qytetarëve” degjeneroi në një sherr masiv mes lojtarëve dhe stafeve të dy skuadrave.
Kështu shkruhet në mediat britanike, të cilët madje thonë se kishte edhe goditje mes futbollistit Romelu Lukaku dhe asistent trajnerit, Mikel Arteta.
Për këtë ka reaguar Shoqata e Futbollit Anglez, të cilët kanë filluar me hetime për këtë “përleshje”.
Sic thuhet, FA ka kërkuar edhe pamje nga ky incident në mënyrë që të merren masat e ashpra ndaj dy klubeve./IndeksOnline/