Potter konfirmon se 2 yje të Chelseas do të mungojnë në ndeshjen e Champions League

Trajneri i Chelseat, Graham Potter, ka konfirmuar se Edouard Mendy dhe N’Golo Kante do të mungojnë në ndeshjen që skuadra do të luaj në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Red Bull Salzburgut.
Potter do të marrë drejtimin e ndeshjes së tij të parë si trajner i Bluve të mërkurën me 14 shtator, kur ekipi i tij pret skuadrën austriake në Stamford Bridge, transmeton IndeksOnline.
Thomas Tuchel u shkarkua pas humbjes tronditëse të Bluve 1-0 ndaj Dinamo Zagrebit javën e kaluar. Ekipi nga Londra perëndimore tani do të fillojë një epokë të re nën drejtimin e Potter në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, ka disa shqetësime për lëndime, pasi dy nga lojtarët kryesorë të Chelseat do të mungojnë në lojë. /IndeksOnline/