Vjen lajmi i madh për fansat e Mariah Carey

Mariah Carey ka dhënë një lajm të cilin fansat e flaktë po e presin me padurim.
Krijuesja e hitit “Hero” ka zbuluar se është duke punuar shumë në muzikë duke përfshirë këtu edhe projekte të reja, transmeton Indeksonline.
Në një intervistë për “Rolling Stone Music Now”, ajo tha se bëhet fjalë për tre ose katër risi të mëdha.
Njëri është një projekt të cilin e ka përfunduar ndërsa të tjerat janë gati.
“Është diçka që njerëzit më kanë kërkuar shpesh ta bëja. Jam tejet e emocionuar për këtë. Unë jam duke punuar për album më shumë artistë”, tha ajo.
53 vjeçarja gjithashtu pranoi se koha e pandemisë i ka shërbyer në të mirë, për shkak se kishte pauzuar pak./Indeksonline/