Beqiri jep dorëheqje nga Bordi i Infrakosit, thotë se iu kërkua të bëjë “pastrime” politike brenda ndërmarrjes

Lulzim Beqiri ka njoftuar se ka thënë dorëheqja tash e në muaj nga pozita Anëtar Bordi në Ndërmarrjen Publike Infrakos Sh.A.
Beqiri ka bërë me dije se më 10 mars është emëruar nga qeveria Kurti 2 dhe pas 5 muajsh si rezultat i kërkesave për ‘pastrime’ politike brenda ndërmarrjes ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të bordit.
Pas tri kërcënimeve për shkarkim, ai ka thënë se më në fund ka vendosur ta lë Infrakosioni.
“Ky vendim i imi është ndërmarr si rezultat i refuzimit tim për ta shkelur dinjitetin e tjetrit, me asnjë kusht nuk mund të lejoj që integriteti im profesional e njerëzor të nëpërkëmbet, ky integritet garantohet edhe me profesionin që kam përveç traditës sime familjare”, ka shkruar ndër të tjera ai.