23:58 / E Martë, 27 Shtator 2022 / Gj. Sh

Tifozat Kuq e Zi të revoltuar pas barazimit ndaj Islandës, ky është mesazhi i tyre

Shqipëri barazoi 1-1 me Islandën në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjët ishinn duke fituar deri në sekondat e fundit të ndeshjes, ku Islanda barazoi rezultatin edhe pse ishte me një futbollistë më pak që nga minuta e 11-të, shkruan IndeksOnline.

Pas këtij barazimi ka pasur reagime të shumta nga tifozët shqiptarë.

Tifogrupi më i madh i Kombëtarë së Shqipërisë, ”Tifozat Kuq e Zi”, ishin tepër të revoltuar pas kësaj ndeshje.

Fillimisht ata patën disa tensione me futbollistët pas përfndimit të ndeshjes.

Pastaj përmes një postimi në faqen e TKZ-së ata i quajtën futbollistët e Shqipërisë ”Mercenarë”.

”Ky nuk është thjeshtë një mesazh! Pasojat mercenarët do t’i vuajnë herët apo vonë 🇦🇱”, shkruhet në reagim./IndeksOnline/