75 Mall Live Search
17:06 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / Gj. Sh

Lajmi i Fundit: Ballkani merr vendim për të ardhmen e Ilir Dajës

Skuadra e Ballkanit i ka vazhduar kontratën trajnerit shqiptar Ilir Dajës.

Daja ka vazhduar kontratën edhe për dy vite me kampionët e Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur KF Ballkani përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

”Ilir Daja vazhdon kontratën edhe për 2 vite me kampionët!!

Timonieri që e drejtoi skuadrën tonë në sukseset historike i qëndron besnik FC Ballkanit deri në vitin 2024. Ky është vetëm fillimi, bashkë drejt arritjeve edhe më të mëdha!!”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/