Për pak orë, Ballkani shet gjysmën e biletave për ndeshjen kundër Sivassporit

Skuadra e Ballkanit të premten ka njoftuar se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e radhës në Conference League kundër Sivassporit.
Biletat kanë dal në shitje pasditen e së premtes dhe mund të blihen online ndërsa nga dita e shtunë nga ora 09:00, mund të blihen edhe në zyrat e klubit në Suharekë, shkruan IndeksOnline.
Gazetari Arlind Sadiku, ka njoftuar se vetëm pas disa orëve, Ballkani ka arritur të shesë më shumë se gjysmën e biletave për ndeshjen kundër Sivassporit.
Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 2 euro, Lindje 5 euro, Perëndim 10 euro, dheVIP 40 euro.
Biletat mund të blihen përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:
https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglie…/listaEventiPub.do
/IndeksOnline/
