75 Mall Live Search
09:37 / E Shtunë, 08 Tetor 2022 / Gj. Sh

Derbi Milan – Juventus, ndeshja e ditës në Serie A

Dita e sotme do të jetë spektakolare për tifozët e Serie A.

Në program për ditën e sotme janë tre ndeshje mjaftë interesante, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja hapëse e kësaj jave do të luhet në ”Mapei Stadium” ku Sasuolo do të jetë nikoqire e Interit më fillim nga ora 15:00.

Derbi i javës do të zhvillohet në “San Siro” ku kampioni aktual Milan, do të pret skuadrën e Juventusit.

”Rosonerët” vijn në këtë përballje pas humbjes 3-0 ndaj Chelseas në Champions League, kurse ”Zonja e vjetër” fitoi ndaj Maccabi Haifas.

Ndeshja do të zhvillohet më fillim nga ora 18:00.

Ndeshja e fundit e ditës së sotme luhet mes Bolognas dhe Sampdorias më fillim nga ora 20:45./IndeksOnline/