Pas shortit Ademi takohet me Presidentin e Federatës së Zvicrës, ka disa fjalë

Kosova sot mësoi kundërshtarët për kualifikueset e kampionatit evropian EURO 2024, i cili do të mbahet në Gjermani.
Dardanët janë në Grupin I, ku do të përballen me Zvicrrën, Israelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorën, shkruan IndeksOnline.
Pas hedhjes së shortit, Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka takuar homologun e tij zvicërran, Dominique Blanc.
Ademi ka thënë se këto përballje do të jenë emocionuese për shkak të lidhjes së ngushtë që dy vendet dhe popujt tanë kanë krijuar tash e disa dekada.
Ai ka njoftuar se së bashku me Blanc i kanë uruar fat njëri tjetrit por ka ftuar bashkatdhetarët që në këtë rast ta mbështesin Kosovën.
Shkrimi i plotë:
”Pas shortit me presidentin e Federatës së Futbollit të Zvicrës, Dominique Blanc.
Përballjet Kosovë-Zvicër në kualifikimet për Euro 2024, do të jenë sa emocionuese, po aq të mirëpritura nga qytetarët e të dyja vendeve tona.
Kjo për shkak të lidhjes së ngushtë që dy vendet dhe popujt tanë kanë krijuar tash e disa dekada.
I uruam fat njëri-tjetrit në këtë cikël kualifikues dhe që së bashku ta sigurojmë pjesëmarrjen në Euro 2024.
Me këtë rast ftoj bashkatdhetarët tanë jo vetëm në Zvicër, por kudo në Evropë që të jenë në numër sa më të madh në përkrahje të Kosovës dhe së bashku ta bëjmë ëndrrën realitet.”, ka shkruar Ademi./IndeksOnline/