75 Mall Live Search
23:35 / E Diele, 09 Tetor 2022 / C E

Shtyllë dhe lëndim, dita e pafat e Amir Rrahmanit

Nuk ishte dita e Armir Rrahmanit, edhe pse mbrojtësi dardan duhet të jetë i kënaqur për fitoren 4-1 rë Napolit në fushën e Cremoneses.

Që në minutën e dytë, mbrojtësi i Kosovës iu afrua golit me një goditje shumë të bukur me kokë, por u ndal nga traversë. Nëse topi do të kishte hyrë brenda, do të kishte qenë një gol i mrekullueshëm.

Në minutë ne 82-të të takimit, kur rezultati ishte 1-2, Rrahmani u detyrua të linte fushën për shkak të një problemi fizik.

Asnjë problem për ekipin e drejtuar nga Spalletti, që shënoi edhe dy gola të tjerë në shtesë.

Sa i përket gjendje së Rrahmanit, klubi napolitani u mjaftuan me një njoftim shumë të shkurtër, që sugjeron se dëmtimi nuk është serioz, madje nuk jepet informacion as për kohën e rikuperimit: “Rrahmani ka pasur një tendosje muskulore në kofshën e majtë”.