75 Mall Live Search
23:44 / E Martë, 11 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

As trajneri i Chelsea-s nuk e beson që referi akordoi penallti (VIDEO)

Chelsea sonte mposhti Milanin në San Siro me rezultat 2-0, në ndeshjen e javës së katërt në Champions League.

Por momenti vendimtar në këtë ndeshje ishte kur gjyqtari Daniel Siebert akordoi penallti për Chelsean dhe në të njëjtën kohë ndëshkoi direkt me karton të kuq mbtojtësin Fikayo Tomorri, shkruan IndeksOnline.

Ky ishte një moment i çuditshëm për të cilin kanë nisur polemikat, ku shumë gjyqtar dhe ekspert të futbollit po e kundërshtojn vendimin e gjermanit.

Por një moment interesant ka ndodhur në momentin e akordimit të penalltisë.

Trajneri i Chelseas, Graham Potter, nuk i besoi syve kur gjyqtari Siebert vendosi për penallti.

Potter për një moment kapi kokën me duar e më pastaj e duartrokiti vendimin e gjyqtarit.

Më poshtë mund ta shikoni reagimin e trajnerit të Chelseas në momentin e akordimit të penalltisë./IndeksOnline/