Lëndimi i Reece James, shokohet Chelsea dhe Anglia!

Lëndimi i gjurit i pësuar nga Reece James në fitoren e Chelseat ndaj Milanit është më i keq se sa pritej. Raportet e fundit nga Anglia thonë se James do ta ketë shumë të vështirë pjesëmarrjen në Botëror.
Raportohet se James ka lëndim serioz në gju dhe se mund të jetë nga 3 deri në 6 muaj jashtë fushave.
Mbrojtësi i krahut u lëndua në një duel me Theo Hernandez të Milanit.
Talenti tentoi të vazhdonte lojën por filloi të kishte dhimbje, për çka u detyrua të zëvëndësohej me Azpilicuetan.
Ende nuk është marrë një vendim nëse 22-vjeçari do të duhet t’i nënshtrohet operacionit./Indeksonline/
