75 Mall Live Search
19:52 / E Shtunë, 22 Tetor 2022 / C E

Milani vazhdon me fitore, Monza e lehtë për skuadrën e Piolit

Milani ka vazhduar me rezultate pozitive në Serie A.

Rosonerët kanë mposhtur Monzën me rezultat 4-1 në ndeshjen e javës së 11-të të Serie A.

Në pjesën e parë ishte Brahim Diaz lojtari kyc i shëno dy gola. Ai realizoi në minutën e 16-të dhe në minutën e 41-të, shkruan Indeksonline.

Origi shënoi në minutën e 65-të, duke gjetur golin e parë me fanellën e Milanit.

Ranocchia shënoi golin e vetëm për Monzën ne minutën e 70-të.

Golin e katërt për Milanin e realizoi Leao në minutën e 84-të duke i dhënë një fitore të madhe skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Milani ngjitet në vendin e dytë me 26 pikë, aq sa ka edhe Napoli në krye të tabelës. /IndeksOnline/