Statistikat tregojnë se dyshja Mbappe-Messi është më e mira në Evropë

Paris Saint-Germain të premten mposhti skuadrën e Ajaccios në Estadio François-Coty me rezultat 3-0.
Në këtë përballje shkëlque dyshja Mbape-Messi, shkruan IndeksOnline.
Faktikisht të tre golat nga PSG-ja kishin vulen e këtyre dy futbollistëve.
Kylian Mbappe shënoi dy gola dhe dhuroi asist te goli i Lionel Messi i cili po ashtu asistoi dy herë për francezin.
Pas ndeshjes, OptaJean, publikoi disa statistika ku tregon se dyshja Mbappe-Messi është një nga më të mirat në futbollin evropian këtë sezon 2022-23.
Llogaria e statistikave në mediat sociale deklaroi se Messi i kishte dhënë gjashtë asistime Mbappes me PSG-në në Ligue 1 këtë sezon, totali më i lartë i asistimeve nga i njëjti lojtar te një tjetër në pesë ligat më të mira evropiane./IndeksOnline/