Kryeministri i rregullt në seanca të Kuvendit
Kryeministri Ramush Haradinaj po mundohet të jetë i pranishëm në secilën seancë të Kuvendit të Kosovës.
Janë të pakta ato seanca ku ka munguar kreu i ekzekutivit. Madje ky i fundit në mbledhje të Qeverisë u ka kërkuar vartësve të tij që të mos e injorojnë punën e Kuvendit por të shkojnë aty dhe tu përgjigjen deputetëve për çdo interesim të tyre.
Haradinaj edhe sot ndodhet në ballë të deputetëve dhe po e ndjek zhvillimin e seancës ku aktualisht po flitet për zhvillimin ekonomik të vendit./Indeksonline/