U nis në këmbë nga Spanja në Katar, tifozi ambicioz burgoset nga regjimi i Iranit!

Santiago Sánchez Cogedor u nis në këmbë në fillim të tetorit për të arritur në këmbë deri në Katar që të ndjek nga afër Kupën e Botës. Por, ka disa ditë që Santiago ka humbur kontaktin me familjen.
Mediat iraniane njoftojnë se tifozi ambicioz është arrestuar nga autoritetet e këtij shteti.

Në kufirin mes Kurdistanit e Iranit, ai është arrestuar bashkë me një përkthyes dhe po mbahet në burg në Teheran.

Santiago kishte biseda të rregullta me familjen dhe disa miq për t’u treguar se si po shkonte aventura, vështirësitë, problemet dhe situatat që po haste.
Por këto komunikime u ndërprenë në fillim të javës./Indeksonline/