75 Mall Live Search
22:45 / E Diele, 30 Tetor 2022 / C E

Milani ndalet në Torino

Milani është mposhtur nga Torino me rezultat 1-2 në ndeshjen e javës së 12-të të Serie A.

Torino ishte dukshëm më e mirë se sa skuadra mysafire duke shënuar dy herë brenda vetëm dy minutave në pjesën e parë.

Koffi Djidji në minutën e 35-të solli vendësit në epërsi, dhe ndërsa nuk ishte përfunduar gëzimi i tifozëve vendës, ra goli edhe i dytë përmes Aleksei Miranchuk.

Në pjesën e dytë skuadra vendëse mbrojti epërsinë prej dy golash, ndërsa Milan ishte skuadra që diktoi lojën në fushë.

Sulmet e “rossonerëve” u shpaguan në minutën 67, kur Junior Messias ngushtoi epërsinë e vendësve në 2:1, por kjo ishte e tëra që ata arritën në këtë ndeshje.

Pas kësaj fitoreje, e dyta radhazi, Torino renditet e nënta në tabelë me 17 pikë, një më shumë se Sampdoria një pozitë më poshtë, ndërsa Milan pësoi humbjen e dytë këtë sezon dhe renditet i treti me 26 pikë, një më pak se sa Atalanta e dyta dhe gjashtë më pak se lideri Napoli.