75 Mall Live Search
09:45 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Prishtina pret Trepçën ’89 sot në “Fadil Vokrri”

Prishtina dhe skuadra e Trepçës ’89 do të përballen sot me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshje kjo e mbetur nga xhiro e nëntë e Superligës së Kosovës.

Prishtina do të synojë me çdo kusht fitoren sot, dhe ta vazhdojë formën e mirë pa humbje, ku në tre ndeshjet e fundit ka bilanc të 100% të fitoreve.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Prishtina e mposhti Llapin me rezultat solid 2:0, kurse Trepça ’89 pësoi humbje të thellë nga Malisheva me shifrat 4:0.

Momentalisht, Prishtina zë vendin e katërt në tabelë në kuotën e 21 pikëve, 10 sosh më shumë se Trepça ’89 që renditet në vendin e nëntë.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin prill të këtij viti, ku asokohe Prishtina regjistroi fitore me rezultat 3:1.

18:00 Prishtina – Trepça ’89 (Stadiumi Fadil Vokrri)