75 Mall Live Search
11:08 / E Shtunë, 05 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Tre gjigantë evropian në garë për sherbimet e Endrick Douglas

Talenti Endrick Douglas, është njëri nga talentet më premtues në futboll.

16 vjeçari, po shkelqen te skuadra brazilane Palmieras, dhe klubet e mëdha evropiane kanë nisur menjëher interesimin pë të, transmeton IndeksOnline.

Raportohet se Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe Chelsea janë tre klubet që janë shumë të interesuara për të nënshkruar me Endrick.

Nuk ka ende oferta zyrtare për Palmeiras, kurse klauzola e lirimit është 60 milion euro.

Rret intereseimit për Douglas ka folur edhe babai i 16 vjeçarit.

“Nuk ka asgjë të vendosur për Real Madridin apo ndonjë klub tjetër. Nuk kemi ende preferenca.

“Ne do të vendosim në muajt e ardhshëm, klubi që do të paguajë atë që do Palmeiras dhe do të na tregojë projektin më të mirë teknik për Endrick, do të nënshkruajë djalin”, ka thënë babai i Endrick./IndeksOnline/