75 Mall Live Search
11:27 / E Diele, 06 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Loriana Kuka mposhtet në gjysëmfinale

Natascha Ausma.

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, ka pësuar humbje në gjysëm finale të Grand Slamin e Baku i cili po mbahaet në Azerberjxhan.

Kuka në gjysëmfinale pësoi humbje nga xhudista holandeze Natascha Ausma, shkruan IndeksOnline.

Por shpresa për medaljen e bronztë mbetet ende pasi, xhudistja nga Kosova do të ndeshet në repesazh.

Kundërshtarja e Kukës do të jetë xhudistja nga Britania e Madhe, Emma Ried.

Kuka në raundin e parë ishte e lirë ndërsa në raundin e dytë mposhti me IPPON, xhudisten gjermane Teresa Zenker në kategorinë -78kg.

Në çerekfinale xhudistja nga Kosova mposhti holandezen Guusje Steenhuis. me Wazzari dhe IPPON./IndeksOnline/