75 Mall Live Search
14:42 / E Diele, 06 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Loriana Kuka i sjell Kosovës medaljen e bronztë nga Baku

Xhudistja Loriana Kuka, i ka sjell Kosovës medaljen e bronztë nga Grand Slami i Baku i cili po mbahaet në Azerberjxhan.

Në luftën për vendin e tretë, Kuka mposhti xhidisten nga Britania e Madhe, Emma Ried, shkruan IndeksOnline.

Kuka në raundin e parë ishte e lirë ndërsa në raundin e dytë mposhti me IPPON, xhudisten gjermane Teresa Zenker në kategorinë -78kg.

Në çerekfinale xhudistja nga Kosova mposhti holandezen Guusje Steenhuis. me Wazzari dhe IPPON, ndërsa në gjysëmfinale u mposht nga xhudistja holandeze, Natascha Ausma./IndeksOnline/