Kjo është gjendja e Granit Xhakës pasi e lëshoi ndeshjen

Granit Xhaka u detyrua të largohet nga ndeshja në fitoren e Arsenalit kundër Ëolves.
Mesfushori i Arsenalit u detyrua të largohet nga ndeshja në minutën e 15-të.
Por sipas gazetarit Arlind Sadiku, nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim por për një sëmundje të lehët.
“Xhaka ishte i sëmurë, andaj u largua nga loja. Dy herë kishte vjellur sot. Tani ndihet mirë dhe do të jetë i gatshëm për Kupën e Botës”, ka shkruar Sadiku.
Xhaka do të udhëtoj drejtë Katarit me Zvicrën për ndeshjet e Kupës së Botës. /IndeksOnline/