75 Mall Live Search
18:21 / E Mërkurë, 16 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Sadiku: Futbollistët tanë na kanë mbrojtur fytyrën dhe nderin e fanellës (VIDEO)

Gazetari i sportit, Arlind Sadiku, ka thënë se Armenia është një kundërshtar i fortë për Kosovën, ndeshje e cila është duke u zhvilluar tani.

“Armenia është një kundërshtar i fortë, nuk duhet të presim lojë shumë të lehtë. Nga kjo skuadër që ka Armenia, shumica e futbollistëve janë që kanë luajtuar së bashku në Nations League, ndërsa Kosova tani ka një grumbull të ri të lojtarëve, të cilët trajneri Giresse do t’i vlerësojë sonte për herë të parë”, tha Sadiku në Info Magazine të Klan Kosova.

Sadiku tha se kjo ndeshje dhe ajo e radhës me Ishujt Faroe, janë eksperimentale për Kosovën.

“Ky grup i futbollistëve që i kemi sonte do ta kenë një test shumë të vëshitirë”, tha ai.

Tutje Sadiku tha se lojtarët që kanë luajtuar vitin e kaluar në dy miqësore, i kanë mbrojtur fytyrën kombëtares.

“Unë mendoj se futbollistët e Kosovës, edhe në dy ndeshjet miqësore të vitit të kaluar që i kemi zhvilluar në Turqi, na kanë mbrojtur fytyrën, nderin e fanellës sonë. Kujtojmë se e kemi mposhtur Guinenë, një kombëtare shumë të fortë, me shumicën që kanë qenë futbollistë të Superligës së Kosovës”, u shpreh Sadiku.