75 Mall Live Search
22:16 / E Mërkurë, 16 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Plisat ia marrin transparentin kryesor tifozëve italianë, policia arreston dy persona pas përleshjes (FOTO)

Tifo grupi kosovar, Plisat, janë përleshur me tifozët italianë në stadiumin ”AIR Albania”, para fillimit të ndeshjes Shqipëri – Itali.

IndeksOnline, nga burimet të saj, merr vesh se policia e Shqipërisë, ka arrestuar dy tifozë të Plisave pas kësaj përleshje, ndërsa nuk është arrestuar asnjë tifozë italianë.

Pas këtyre arrestimeve, tifozët ”Plisat” në shenjë proteste janë larguar nga tribunat.

Nga ajo përleshje tifozeria ”Plisat”, kanë arritur të ja marrin transparentin kryesor tifozëve italian, ndërsa IndeksOnline, ka siguruar fotot e transparentit.