Ibrahimovic: Nuk do të pensionohem

Futbollisti i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka bërë të ditur të nuk e ka ndërmend të pensionohet.
“Dua të kthehem në fushë së shpejti. Ndihem mirë, shpresoj të rikthehem shumë shpejt”, ka thënë Ibra gjatë ceremonisë Globe Soccer, transmeton IndeksOnline.
Ibrahimovic aktualisht është duke u rikuperuar nga një lëndim në gjurin e tij, dhe rikthimi në fushën e blertë ende nuk dihet se kur do të ndodh./IndeksOnline/