75 Mall Live Search
18:59 / E Diele, 20 Nëntor 2022 / C E

Miliardat e Katarit nuk bëjnë punë, Ekuadori e fillon me fitore Kupën e Botës

Me ndeshjen Katar – Ekuador ka filluar Kampionati i Botës në futboll i vitit 2022.

Vendasit u mposhtën me rezultat 0-2 nga ekuadorianët që e nisën shumë mirë këtë kompeticion.

Enner Valencia ishte ai që e vulosi ndeshjen, shkruan Indeksonline.

Sulmuesi i Fenerbahces shënoi që në minutën e tretë por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje pas intervenimit të VAR-it.

Por 33 vjeçari nuk u dorëzua dhe shënoi në minutën e 16-të nga pika e bardhë.

E Valencia dyfishoi epërsinë me golin e tij të dytë në minutën e 31-të.

Në pjesën e dytë nuk pati gola e as ndonjë përpjekje serioze për gol nga të dy skuadrat.

Ekuadori është në vendin e parë në grup me 3 pikë derisa Katari e fundit. Ndeshja tjetër e grupit është ajo në mes të Holandës dhe Senegalit që zhvillohet nesër. /IndeksOnline/