Busquets del kundër Laportas: Suksesi i Spanjës nuk është meritë e Xavit dhe Barçës

Sergio Busquets, kapiteni dhe lojtari kryesor i Spanjës në Kupën e Botës, ka kundërshtuar dje presidentin e klubit të tij, Joan Laporta.
Presidenti i Barçës tha pak ditë më parë: “Merita e madhe e kësaj përzgjedhjeje mund t’i atribuohet Xavit sepse ai po i bën ata të luajnë në ekipin e parë të Barçës“.
Megjithatë, Busquets e ka kundërshtuar shefin e tij duke thënë se merita iu takon “atyre që janë këtu”.
“Xavi ka meritën që i ka dhënë Balde më shumë një rol drejtues, për ftesën e Ferranit. Por të gjithë ne të tjerët ishim tashmë në Kombëtare përpara se Xavi të vinte në pankinë . Edhe pse lojtarët dhe skuadra e Braçës është e rëndësishme, merita i takon Kombëtares, veçanërisht trajnerit dhe bashkëlojtarëve që na ndihmojnë këtu”, tha mesfushori.
Spanja kërkon që të mbyll grupin në vendin e parë për ta sgmangur Brazilin në rundin tjetër. /IndeksOnline/