75 Mall Live Search
19:35 / E Premte, 02 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Çfarë po ndodh me Ferizajin? Katër futbollistë largohen brenda dy ditëve

Klubi futbollistik Ferizaji, ditët e fundit po përballet me largime të futbollistëve.

Ditën e djeshme janë larguar Gentian Emini dhe Gëzim Rusi, ndërsa sot, klubi ferizajas njofton edhe për dy largime të tjera, transmeton IndeksOnline.

Bëhet fjalë për sulmuesin Qlirim Kashtanjeva dhe portierin Edmond Salihu, me të cilët klubi ka arritur marrëveshje për shkëputje të kontratës.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:

FC Ferizaj njofton se sot ka arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës me sulmuesin Qlirim Kashtanjeva dhe portierin Edmond Salihu.

Qlirimi erdhi në klubin tonë qysh kur garonim në Ligen e Parë, duke u shndërruar në njërin prej sulmuesve anësor më të mirë në ligë. Formën e njëjtë nuk mundi ta bartë edhe në Superligë.

Pavarësisht ksaj, FC Ferizaj e falënderon Kashtanjeven për angazhimin dhe momentet e mira që i kemi përjetuar së bashku, duke i uruar shëndet e shumë suksese.

Kurse urimet më të sinqerta shkojnë edhe për portierin Edmond Salihu, që shpërfaqi profesionalizëm sa herë që iu kërkua. Shumë suksese për Edmondin në vazhdim!/IndeksOnline/