Real Madridi del me komunikatë për transferimin e Endrick

Real Madrid ka zyrtarizuar nënshkrimin e Endrick ,premtimin e madh brazilian vetëm 16 vjeçar. Sulmuesi i Palmerias do të bashkohet me Realin ne verën e vitit 2024, atëherë kur do të mbushë 18 vjeç.
Endrick do të ndjekë të njëjtat hapa si Vinicius dhe Rodrygo , të cilët Real Madridi i transferoi në moshë fëmijërore.

16 vjeçari i skuadrës Palmeiras i ka kushtuar 60 milionë euro skuadrës madrilene.
PSG, Chelsea dhe Barcelona ishin skuadrat e tjera të interesuara për supertalentin brazilian./Indeksonline/
Comunicado Oficial: Endrick.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 15, 2022