Jep dorëheqje trajneri i Ponte Prizrenit

Arbnor Rifati ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit te Ponte Prizreni.
Ai përmes një njoftimi në “Facebook” bëri të ditur se sonte ishte ndeshja e tij e fundit në krye të shtabit teknik.
Rifati tha se dorëheqje po jep për arsye personale, teksa paralajmëroj se do të rikthehet fuqishëm më vonë.
Arbnor Rifati do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit prizrenas, pasi dihet se klubi është nën pronësi të tij.
Njoftimi i plotë (pa ndërhyrje):
“Të dashur miq dhe i gjithë komuniteti i basketbollit.
Sot për mua është një ndër ditët më të vështira në karrierën time si trajner.
Për disa arsye personale nga sot më nuk do jem kryetrajner i ekipit që e dua më së shumti në botë, me ekipin cilën bërëm më të mirën për basketbollin klubin PONTE PRIZRENI.
Çdo fillim ka një mbarim, unë fuqishëm do vazhdojë punën në menagjment të skuadrës.
Sa është e vështirë për mua aq më e vështirë do jetë edhe për gjithë ju që ishit në mbështetjen time të vazhdueshme.
JU PREMTOJ, që SPECIAL ONE do rikthehet më fort se kurr.
Nga zemra ju falenderoj, ju dua shumë”. /Gazeta Express/
