75 Mall Live Search
12:00 / E Hënë, 19 Dhjetor 2022 / AR

Pas ndarjes nga Semi, Bojken Lako konfirmon lidhjen e re

Ka disa ditë që në mediat rozë po qarkullon lajmi që kantautori Bojken Lako ka nisur një lidhje të re dashurie pas ndarjes nga këngëtarja Semi Jaupaj.

Këtë lajm, vet ai e konfirmoi në një intervistë për “ABC”.

Ai tha se është në një lidhje dashurie, por që nuk i pëlqen ta bëj publike jetën private.

Ndërsa, sa i përket marrëdhënies me Semin, u shpreh se vazhdon t’i ruajë raportet, pasi e vlerëson shumë atë./Indeksonline/