75 Mall Live Search
13:18 / E Mërkurë, 21 Dhjetor 2022 / C E

UEFA publikon renditjen, kjo është skuadra më e mirë mbarë shqiptare

Shtëpia e futbollit Evropian, UEFA ka publikuar ranglistën e klubeve që marrin pjesë në Kupat e Evropës duke i renditur sipas koeficientit që llogaritet falë paraqitjeve në 5 sezonet e fundit.

Shkëndija mban vendin e 151 në ranglistën që përfshin gjithsej 423 klube nga gjithë vendet e Evropës.

Me koeficientin 9.500 Shkëndija është skuadra shqiptare që renditet më sa larti në këtë ranglistë.

Vlen të ceket se Shkëndija del lidere e klubeve vendore e shqiptare falë paraqitjeve të mira në kontinuitet në Kupat e Evropës.

Renditja e klubeve:

Maqedoni e Veriut

151 Shkëndija

185 Shkupi

409 Renova

417 Struga

Shqipëri

174 Laçi

254 Partizani

280 Teuta

282 Kukësi

298 Tirana

338 Vllaznia

411 Luftëtari

Kosovë

199 Drita

304 Prishtina

334 Ballkani

370 Llapi

371 Gjilani

372 Feronikeli