75 Mall Live Search
12:34 / E Diele, 25 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Llapi rikthen në shtëpi trajnerin e njohur

Klubi Futbollistik Llapi, ka rikthyer në skuadër trajnerin Blerim Bunjaku.

Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Llapit përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, transmeton IndeksOnline.

Bunjaku ka nëshkruar kontratë 1.5 vjeçare dhe është i çertifikuar me licencën B të UEFA-s.

28 vjeçari rikthehet te Llapi pas një eksperience mjaft të suksesshme me Feronikelin 74, me të cilët u shpall kampion vjeshtor, si ndihmëstrajner i parë i ekipit.

Bunjaku dy vite më parë kishte drejtuar me mjaft sukses ekipin e Juniorëve të Llapit si kryetrajner./IndeksOnline/