Zyrtare: Gakpo lojtar i ri i Liverpulit

Cody Gakpo edhe zyrtarisht është futbollist i ri i Liverpulit.
Holandezi ka nënshkruar kontratë me Redsat për pesë vite e gjysmë, dhe do të qëndroj në Anfield deri më 30 qershor 2028, transmeton IndeksOnline.

Gakpo sot ka kryer me sukses të gjitha testet mjekësore dhe më pastaj ka nënshkruar edhe kontratën me Liverpulin.
Ai është shprehur i lumtur me transferimin të gjigati anglez, duke thënë se Liverpuli është klubi më i madh në botë.
“Jam vërtet i ngazëllyer që jam në Liverpool, mezi pres të filloj të luaj për këtë klub të mahnitshëm. Ky është një klub i madh për mua që të hyj dhe të përpiqem të tregoj se çfarë mund të bëj”, ka thënë Gakpo.

Holandezi te Liverpuli do ta vesh fanellën me numrin 18./IndeksOnline/
