Ceferin mbetet në krye të UEFA-s

Aleksander Ceferin do të jetë në krye të UEFA-së së paku edhe për katër vitet e ardhshme.
UEFA ka njoftuar se pas përfundimit të afatit të 5 janarit, slloveni është kandidati i vetëm që ka shpallur kandidaturën, transmeton IndeksOnline.
Kongresi zyrtar i UEFA-së do të mbahet me 5 prill në Lisbonë.
Ceferin ka udhëhequr organin më të lartë të futbollit evropian që nga viti 2016, duke zënë vendin që Michel Platini./IndeksOnline/