Luis Enrique në “Pole Position” për t’u emëruar në krye të kombëtares së Brazilit

Ish trajneri i Spanjes, Luis Enrique, raportohet se është në ‘pole position’ për t’u bërë trajneri i ri i Brazilit.
5 herë kampionët e botës po kërkojnë një trajner të ri pas largimit të Tites.
Enrique ndau rrugët përfundimisht me Spanjen pas dështimit në Kampionatin Botëror.
Mediet brazilane kanë shkruar se filozofia e Luis Enrique-s përshtatet në mënyrë perfekte me stilin dhe lojën e Brazilit.