75 Mall Live Search
13:57 / E Enjte, 12 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Brazili me emra të mëdhenj për trajnerin e ri, favorit ish- trajneri i Spanjës

Pas shkarkimit të Tite, përfaqësuesja e Brazilit në futboll duket se ka gati një emër për zëvendësimin e tij.  Brazilin në Kupën e Botës, nuk arriti suksese, u eliminua në çerekfinale.

Ish-trajneri i Barçës, Luis Enrique, është sot favoriti kryesor për të marrë drejtimin në fillim të vitit 2023.

Presidenti i Konfederatës brazliane, Ednaldo Rodrigues, kthehet në punë të enjten pasi disa ditëve pushimi. Ndër çështjet urgjente për t’u zgjidhur është emri i trajnerit të ri.

Rodrigues, i cili ka qenë në detyrë që nga marsi i vitit të kaluar, dëshiron të shkundë futbollin brazilian dhe është gati të thyejë rregullin e të pasurit një trajner të ekipit kombëtar Brazilian.

Opsioni i tij i parë ka qenë gjithmonë Pep Guardiola, por trajneri katalanas nuk është gati të largohet nga Manchester City, jo tani që ka një superyll, Erling Haaland, me të cilin shpreson të fitojë përfundimisht Ligën e Kampionëve.

Prej aty është hapur një fazë e dytë në të cilën janë Carlo Ancelotti (i cili nuk do të largohet nga Real Madridi derisa Florentino Pérez ta nxjerrë jashtë), José Mourinho dhe Luis Enrique. /IndeksOnline/