Ikona e Barcelonës dhe Brazilit, Dani Alves do të arrestohet nën dyshimin për sulm seksual

Futbollisti më i dekoruar në histori po përballet me akuza të mundshme për sulm seksual, teksa policia katalanase po përgatitet ta marrë në paraburgim Dani Alves.
Sipas informacioneve nga Vozpopuli (përmes Sport), Alves do të arrestohet këtë të premte si pjesë e një hetimi për sulm seksual në një incident të ndodhur më 30 dhjetor në një diskotekë të Barcelonës, transmeton IndeksOnline.
Alves i ka mohuar me forcë akuzat.
“Po, isha në atë vend, me më shumë njerëz, duke u kënaqur. Dhe njerëzit që më njohin e dinë që më pëlqen të kërcej. Unë po kërceja dhe po kënaqesha pa pushtuar hapësirën e të tjerëve.”
“Nuk e di kush është ajo zonjë. Erdhi në një banjë dhe nuk keni pse të pyesni se kush është atje. Unë kurrë nuk kam pushtuar hapësirën e askujt. Si do ta bëj me një grua apo një vajzë? Jo, për hir të Zotit.” ka thënë ai.
40-vjeçari është në lidhje me modelen Joana Sanz që nga viti 2017 dhe është një figurë e njohur në Camp Nou.
Ai gjithashtu është tërhequr së fundmi nga detyra në Brazil, pasi është bërë lojtari më i vjetër brazilian që ka luajtur në një Botëror në Katar. /IndeksOnline/