Formacionet zyrtare të ndeshjes Manchester City – Tottenham

Manchester City pret Tottenhamin në Etihad Stadium derisa të dy skuadrat u mposhtën në derbi të qytetit
Të dy skuadrat hynë në këtë derbi pasi humbën në derbi të qytetit, City kundër Manchester United kurse Tottenham ndaj Arsenal. Futbollistët e Pep Guardiolës janë në vendin e dytë pas Arsenalit të Mikel Artetës që ka tetë pikë më shumë së dy klubet që janë në vendin e dytë dhe të tretë.
Gjigantët e Premier Ligës dëshirojnë që t’i kthehen rrugës së fitores tek rivali i tyre në Londrën Veriore. Një fitore kundër Tottenham do të bënte që ata të rikuperohen pas kësaj humbje dhe të hynë në garë në EFL Cup.
Edhe pse historia i favorizon Spurs, megjithatë nuk është hera e parë që një skuadër që menaxhohet nga Pep Guardiola arrin që t’i kthejë gjërat në dobi të tij. City do të shfrytëzojë tërë arsenalin e tyre në këtë ndeshje për të mposhtur futbollistët e Contes, sidomos në shtëpinë e tyre.
Tottenhami i Contes ka pasur një udhëtim me hove – hove në Premier Ligë këtë verë. Skuadra ka pasur momente të mira por edhe momente kur ka dështuar, sidomos në derbi.
Spurs ju duhet fitorja që të hyjë në luftë për vendin e katër në Premier Ligë, vend ky që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Mahrez, Alvarez dhe Haaland janë ata të cilët do t’i prinë sulmit të City sonte, kurse për Tottenham në sulm do të jenë Kulusevski, Son dhe Kane.
Formacionet zyrtare:
Manchester City

Tottenham Hotspur

Ndeshja fillon në orën 21:00 në stadiumin Etihad të Manchesterit në Angli.