Mallorca e Muriqit merr tre pikë të rëndësishme ndaj Celtas

Skuadra e Mallorcas, ku luan edhe futbollisti kosovar, Vedat Muriqi, ka shënuar një fitore të madhe në La Liga.
Mallorca sonte mposhti Celta Vigon me rezultat 1-0, në ndeshjen e xhiros së 18-të të kampionatit spanjoll, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi veterani Daniel Rodriguez, në minutën e 59-të.
Vedat Muriqi luajti plot 85 minuta në këtë ndeshje, por që nuk arriti të shënonte.
Me këtë fitore, Mallorca shkon në kuotën e 25 pikëve duke u renditur në vendin e dhjetë, ndërsa Celta mbetet në pozitën e 16-të me 17 pikë./IndeksOnline/