Barcelona nuk mund ta regjistrojë Gavin

La liga e ka konfirmuar se Barcelona nuk mund të regjistrojë futbollistin Gavi në skuadrën e parë.
Marca shkruan se arsyeja pse Gavi nuk mund të regjistrohet si futbollist i skuadrës së parë janë kërkesat për “ fair-play” financiar, transmeton IndeksOnline.
Shitja e Depayt te Atletico Madrid dhe tërheqja e Piques, kanë ulur dukshëm listën e pagave te Barcelona, por nuk mjaftojnë që 18-vjeçari të jetë pjesë e ekipit të parë këtë janar.
Përveç Gavit, Barcelona nuk mund të regjistrojë as mbrojtësin Araujo dhe as nuk mund të rinovojë me Iñaki Peña apo Balde, për shkak se situata financiare është e komplikuar.
Pavarësiht kësaj, klubi katalanas beson se kjo nuk paraqet ndonjë rrezik për yjet e rinj dhe konsiderohen të rëndësishem për të tashmen dhe të ardhmen./IndeksOnline/