75 Mall Live Search
22:56 / E Mërkurë, 25 Janar 2023 / Gj. Sh

Barcelona i falet Dembeles, kalon në gjysëmfinale të Kupës së Mbretit

Barcelona ka kaluar në gjysëmfinale të Kupës së Mbretit.

Katalanasit sonte mposhtën në ”Camp Nou” Real Sociedadin me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar Ousmane Dembele, në minutën e 52-të.

Vlen të përmendet se Sociedad ishte me një futbolistë më pak që nga minuta e 40-të, pasi Brais Mendez u ndëshkua direkt me karton të kuq./IndeksOnline/