75 Mall Live Search
13:36 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / B O

“S’jam tabelë qitje”/ Olta shpërthen në lot në mëngjes: Shtëpi koti

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, është zgjuar mëngjesin e sotëm shumë e mërzitur. Teksa doli jashtë dhe iu bashkua Valbona Memës dhe Luiz Ejllit, ajo tha se ishte zgjuar e mërzitur dhe nuk ishte në terezi.

Olta shprehet se nuk shijoi dot surprizën e djalit pasi u ngarkua shumë emocionalisht që në fillim të programit. Sipas saj, ajo u bë dru komplet dhe i mbajti të gjitha përbrenda.

Aktorja tha se nuk ishte mirë fare dhe se ishte shumë e nervozuar nga prime i mbrëmjes së djeshme. Sipas saj, ajo është lojtare e fortë dhe mbrëmë ju kthyen në atë formë, nuk jam tabelë qitje.