Napoli bën transferimin e parë, merr yllin e skuadrës italiane (Foto)
Skuadra e Napolit ka bërë një super transferim. Sipas mediave italiane, klubi i Napolit tashmë ka arritur marrëveshje me lojtarin e Beneventos, Amato Ciciretti.
Ciciretti mendohet të ketë nënshkruar kontratë pesëvjeçare me skuadrën napolitane, transmeton IndeksOnline.
23-vjeçari ka kontratë me Beneventon deri në fund të qershorit të vitit të ri, 2018.
Ish-sulmuesi i Romës shihet si zëvendësues i Milik, i cili me gjasë do të largohet gjatë mini-afatit të janarit./IndeksOnline/