75 Mall Live Search
19:53 / E Shtunë, 04 Shkurt 2023 / C E

U eliminua në fushë, Trepça ’89 kërkon të fitore në “tavolinë” përballë Feronikelit

Feronikeli ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 1-0 në ndeshjen e Kupës dhe është kualifikuar në fazën tjetër.

Megjithatë, skuadra nga Mitrovica pretendon se kundërshtarët e tyre kanë shkelur disa rregulla dhe kanë bërë ankesë në komisionin e garave të FFK-së.

Në letrën që Trepça ;89 i ka dërguar Komisionit të FFK-së, thuhet se skuadra nga Drenasi ka regjistruar në protokollin e ndeshjes futbollistë që nuk kanë pasur të drejtë të aktivizohen.

Ky është njoftimi i klubit:

𝐀𝐍𝐊𝐄𝐒𝐄Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton se ka paraqitur ankesën drejtuar Komisionit të Garave të FFK-së, rreth ndeshjës së zhvilluar në kuadër të Kupës së Kosovës regjistruar si 1/8 e finalës mes KF FERONIKELI 74 – KF TREPÇA’89.Në dokumentin e dërguar paraqitet ankesa e dërguar me provat dhe nenet e bazura në rregullorën e Federatës së Futbollit të Kosovës.Zyra për informim.04.02.2023