75 Mall Live Search
15:33 / E Diele, 05 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Përfundojnë ndeshjet e Kupës së Kosovës, këto janë tre skuadrat që kualifikohen tutje

Kanë përfunduar tre ndeshjet e radhës të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.

Skuadra e Gjilanit u kualifikua tutje pasi mposhti Vjosën me rezultat të thellë 4-0, shkruan IndeksOnline.

Fitore arriti edhe Malisheva kundër skuadrës së Fushë Kosovës, me rezultat 2-0.

Në çerekfinale u kualifikua edhe skuadra e Beharit, e cila fitoi me rezultat të pastër 3-0 ndaj FC Prizrenit.

Kujtojmë që ndeshja mes Prishtinës dhe Dukagjinit është shtyer për ditën e neserme, për shkak të kushteve atmosferike dhe fushës së ngrirë./IndeksOnline/