75 Mall Live Search
22:41 / E Diele, 05 Shkurt 2023 / kutia

Milani në rënie të lirë, Interi triumfon në “San Siro”

Interi ka mposhtur për herë të dytë këtë vit Milanin.

Pas Superkupës së Italisë, zikaltërit kanë fituar edhe në ndeshjen e Serie A kundër Kuqezinjeve.

Skuadra e Inzaghit fitoi me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 21-të të kampionatit italian.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Lautaro Martinez në minutën e 34-të.

Me këtë fitore, Interi mbetet në vendin e dytë me 43 pikë, derisa Milani bie në vendin e gjashtë me 38 pikë.

Kjo është ndeshja e pestë pa fitore e Milanit dhe humbja e tretë radhazi. /IndeksOnline/